Universiteti i Prishtinës njofton se ka shpallur konkurse për plotësimin e disa pozitave të rëndësishme në administratën qendrore dhe njësitë akademike.
Këto pozita kanë rëndësi të veçantë për forcimin e menaxhimit financiar, buxhetor dhe të prokurimit në Universitet, si dhe për përmirësimin e shërbimeve administrative në mbështetje të punës akademike dhe institucionale.
Pozitat e shpallura janë:
Afati për aplikim është i hapur nga data 04.06.2026 deri më 03.07.2026, në orën 16:00.
Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke dorëzuar dokumentacionin e kompletuar fizikisht në Zyrën për Arkiv dhe Protokoll, nr. 18, kati përdhesë, në objektin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, nga ora 08:00 deri në 16:00.
Formulari i aplikimit (Kërkesa për punësim) mund të shkarkohet nga uebfaqja zyrtare: https://dokumente.uni-pr.edu/tjera ose të merret në Zyrën për Arkiv dhe Protokoll.
Detajet e plota për kushtet e aplikimit, dokumentacionin e kërkuar dhe procedurën e përzgjedhjes gjenden në konkurset e bashkëngjitura.
Universiteti i Prishtinës është një punëdhënës i drejtë dhe i përgjegjshëm që garanton përzgjedhje të kandidatëve më meritorë, në bazë të transparencës, meritokracisë dhe duke zbatuar legjislacionin në fuqi në të gjitha fazat e konkursit publik.