Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në  Universitetin Saarlandes

12 Mars 2026
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për semestrin dimëror të vitit akademik 2026/2027 për mobilitete në Universitetin  Saarlandes, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve nga niveli i studimeve Bachelor dhe  Master për një semestër.

Fushat e mobilitetit: 

  • Juridik;
  • Filologji.

Të drejtë aplikimi kanë studentët e fakulteteve të lartpërmendura të Universitetit të Prishtinës. Studentët e nivelit BA dhe MA duhet ta kenë të përfunduar të paktën një vit/një semestër me notë mesatare jo më pak se 8.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Certifikata e notave/transkripta;
  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj) ;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Certifikata e gjuhës angleze  (niveli B2);

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për programet e studimit të ofruara në në Universitetin Saarlandes, Gjermani ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare: www.uni-saarland.de/io https://www.uni-saarland.de/en/university/organization/faculties.html

https://www.lsf.uni-saarland.de

 Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu  dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  18 mars 2026.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).