Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për semestrin dimëror të vitit akademik 2026/2027 për mobilitete në Universitetin Saarlandes, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve nga niveli i studimeve Bachelor dhe Master për një semestër.
Fushat e mobilitetit:
Të drejtë aplikimi kanë studentët e fakulteteve të lartpërmendura të Universitetit të Prishtinës. Studentët e nivelit BA dhe MA duhet ta kenë të përfunduar të paktën një vit/një semestër me notë mesatare jo më pak se 8.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
- Certifikata e notave/transkripta;
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj) ;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Certifikata e gjuhës angleze (niveli B2);
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për programet e studimit të ofruara në në Universitetin Saarlandes, Gjermani ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare: www.uni-saarland.de/io https://www.uni-saarland.de/en/university/organization/faculties.html
https://www.lsf.uni-saarland.de
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 18 mars 2026.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).