I nderuar personel akademik i Universitetit të Prishtinës,
ju ftojmë të merrni pjesë në koncertet e edicionit te 16-të të Chopin Piano Fest Prishtina, i cili do të mbahet nga 7 maji deri më 10 qershor 2026 në Prishtinë.
Bashkëngjitur gjeni programin e plotë të festivalit.
Edicioni i sivjetshëm sjell një program të pasur me artistë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë pianistë të njohur dhe laureatë të Konkursit Ndërkombëtar „Chopin”. Festivali do të hapet më 7 maj, në shënim të Ditës së Evropës, ndërsa do të përmbyllet me 2 koncertet finale në „Klan Arena”.
ChopinPianoFEST Prishtina është një ngjarje tradicionale dhe e rëndësishme kulturore, e organizuar nga Asociacioni Kosovar „Chopin" në partneritet me Universitetin e Prishtinës.
Festivali udhëhiqet nga personeli akademik, nën drejtimin e prof. Lejla Pula dhe prof. assoc. Besa Luzha, në bashkëpunim me kolegë, studentë dhe alumni të Universitetit të Prishtinës.
Chopin Piano Fest Prishtina | Kosovo Chopin Association
Hajdar Dushi 33/4 Prishtinë-Republika e Kosovës
🌐 http://www.chopinfest.org/
Facebook | Instagram
