Erasmus+ në Universitetin Saarland në Gjermani

30 Prill 2026
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Universitetin Saarland, në Gjermani, në kuadër të programit Erasmus+

Llojet e mobilitetit përfshijnë

- Shkëmbim stafi  për trajnim

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

-       CV (në gjuhën angleze);

-       Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

-       Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

-       Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;

-       Kërkohet të keni njohuri të gjuhës angleze ose gjuhës gjermane  (minimumi niveli B2).

Tema e trajnimit do të jetë: “Artificial Intelligence in Teaching and Research: Transforming Academic Practice”, e cila do të mbahet nga data 8 deri me 12 qershor 2026.

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu 

dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  05 maj  2026.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).