Erasmus + në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani

27 Prill 2026
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani

Universiteti i Prishtinës, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian, hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët e UP-së (semestri  dimëror 2026/2027) në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani.

Fushat e mobilitetit janë: nga të gjitha fushat që ofrohen në Universitetin e Giesenit

 Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor, Master dhe PhD.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

BA- (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një vit të studimeve themelore në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë dhe të kenë notën mesatare mbi 8.00).

MA- (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë dhe të kenë notën mesatare mbi 8.00)

PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë dhe të kenë një kontakt me ndonjë profesor në Universitetin e Giesenit, i cili do t’i udhëheq gjatë kohës së hulumtimit atje).

Kohëzgjatja  e bursës:

1 semestër, rreth 5 - 6 muaj për studentë.

Bursa përfshinë:
- Kompensimin mujor (850) euro,
- Kostot e udhëtimit deri në 275 euro.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Certifikata e notave/transkripta;
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim për statusin e studentit (i lëshuar nga fakulteti përkatës, që konfirmon semestrin/vitin e studimit, jo më të vjetër se 30 ditë nga data e lëshimit);
  • Certifikata e gjuhës angleze ose gjermane (për nivelet MA dhe PhD) minimumi niveli B2;
  • Certifikata e gjuhës gjermane (për nivelin BA) minimumi niveli B2;
  • Studentët e PhD-së duhet të kenë një letër konfirmimi nga një profesor në universitetin pritës, i cili do t’i mbikëqyrte gjatë hulumtimit.

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për programet e studimit në Universitetin e Giesenti vizitoni linkun: www.uni-giessen.de/internationales

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu   dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën   07 maj 2026.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).