Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në “Universidad Del Atlantico Medio” - UNAM, Spanjë

17 Prill 2026
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët për në Universidad Del Atlantico Medio” - UNAM, Spanjë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

·       Shkëmbimin e studentëve për studime (BA dhe MA)

Fushat që mund të aplikohet janë (Edukimi, Inxhinieria, Shkencat Shëndetësore, si dhe Shkencat Sociale dhe Juridike):

·      Education,

·      Engineering,

·      Health Sciences, and

·      Social & Legal Sciences.


Nivelet e mobilitetit për studentët:

-    Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve)

- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër)

Doumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:

·       CV (në gjuhën angleze);

·       Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;

·       Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

·       Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);

·       Certifikata e notave/transkripta

·       Kontratën e punës
Tjera.

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 30 prill 2026.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

 Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni Koodintatore e projektit znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected];
 Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.