Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus+, në Universitetin Çukurova në Turqi
Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Universitetin e Universitetin Çukurova në Turqi në kuadër të programi Erasmus+
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbim stafit për trajnim,
- Periudha e realizimit të mobilitetit 4-8 maj 2026.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
- Kërkohet të keni njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B2) si dhe një ftesë nga Universiteti pritës.
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu
dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 07 prill 2026.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).