ERASMUS+ në Universitetin e Minhos (PEERS Consortium-Portugal)

13 Mars 2026
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë, për semestrin veror 2026/2027, në PEERS Consortium-Portugali, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-  Shkëmbimin e studentëve të tri niveleve të studimit, nga të gjitha fushat.

Të drejtë për aplikim kanë  studentët të cilët janë të  regjistruar në Universitetin e  Prishtinës dhe që kanë të përfunduar të paktën vitin e parë BA, semestrin e parë në MA si dhe studentët PhD që kanë të përfunduar vitin e parë. Studentët duhet të kenë notën mesatare jo më pak se 8.00.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

-    Certifikata e notave/Transkripta (gjuhën angleze);

-    CV (në gjuhën angleze)

-    Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

-    Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)

-         Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00;

-         Certifikata e gjuhës angleze (Minimumi niveli B2);

-         Studentët e Doktoratës duhet të kenë një konfirmim nga një Profesor në Universitetin pritës i cili do të i monitoroj gjatë hulumtimit shkencorë;

-         Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Nga ju kërkohet që të aplikoni direkt në linkun e Universitetit pritës dhe të i ngarkoni dokumentet e kërkuara: https://uminho.moveonfr.com/form/67d170d4f484e754ea054497/eng

Për ndonjë pyetje rreth aplikimit mund të kontaktoni në emailin: [email protected]  ose në Universitetin e Prishtinës Koordinatoren e Programit znj. Afërdita Rexhepi në emailin: [email protected]

Data e fundit për aplikim 10 prill 2026!