Studentët e Departamentit të Psikologjisë në Fakultetin Filozofik të UP-së arrijnë gjysmëfinalen në garën ndërkombëtare të debatit

26 Korrik 2026
SHARE

Studentët e Departamentit të Psikologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës janë kualifikuar në gjysmëfinalë të garës ndërkombëtare të debatit „Botta & Riposta World Cup” që organizohet nga Universiteti i Padovës.

Studentët Jona Olloni, Dardan Bytyqi, Eraa Morina dhe Flandra Hasani në një konkurrencë me 16 ekipe universitare nga mbarë bota arritën të hyjnë mes katër ekipeve më të mira, duke mposhtur Francën, Sllovakinë dhe një grup të kombinuar Indonezi-Indi, në të tri përballjet e deritashme.

Ekipi i Kosovës me studentët e psikologjisë nga UP-ja u vlerësua ekipi më i mirë i fazës së grupeve gjatë garës. Nuk munguan as vlerësimet individuale për studentët. Jona Olloni u vlerësua si debatuesja më e mirë në prolog gjatë fazës së grupeve, derisa Flandra Hasani u shpall tri herë radhazi oratore e debatit.

Ky ekip në gjysmëfinale do të përballet me ekipin nikoqir të Italisë. „Botta & Riposta World Cup” organizohet nga Universiteti i Padovës që nga viti 2001 me qëllimin e promovimit të debatit, mendimit kritik dhe qytetarisë demokratike.

Studentët e këtij departamenti të UP-së vitin e kaluar kishin ndihmuar me këshilla dhe fletushka psikologjike të pranishmit në festivalin „Sunny Hill