Me rastin e vdekjes së profesorit Haki Dushi, rektori i Universitetit të Prishtines, prof. Arben Hajrullahu ngushëllon familjen, miqtë, profesorët, studentët dhe të gjithë të pikëlluarit.
Haki Dushi ishte ndër profesorët e parë të Fakultetit të Ekonomisë, ku ligjëroi lëndën Bazat e kontabilitetit. Ai shkollimin universitar e nisi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Beogradit, për të magjistruar pastaj në Universitetin e Zagrebit dhe doktoruar në Universitetin e Prishtinës.
Profesori i nderuar ishte dekan i Fakultetit të Ekonomisë në UP për dy mandate, derisa pas vetes ka lënë punime të shumta shkencore në revista profesionale vendase e ndërkombëtare.
Njerëz si Haki Dushi lanë gjurmë të thella përkushtimi në arsimin e lartë të Kosovës dhe edukimin e brezave të rinj të studentëve e profesionistëve të ekonomisë.