Universiteti i Prishtinës informon publikun se, në bazë të Aktgjykimit P.A. nr. 29/2025 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës (https://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/SUP__29_2025_SQ.pdf.), paragrafët 3 dhe 4 të nenit 153 të Statutit të Universitetit të Prishtinës (nr. KUV-08-V-770-ST) janë shpallur të paligjshëm dhe shfuqizuar.
Si pasojë:
-
Dispozitat e shfuqizuara nuk do të aplikohen në kuadër të konkurseve publike me nr. prot. 4/522, datë 15.12.2025, dhe 4/590, datë 22.12.2025, për emërimin e personelit akademik.
-
Të dy konkurset do të vazhdojnë në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi, pa u mbështetur në paragrafët e shfuqizuar.
-
Afati për aplikim zgjatet për 15 ditë, nga data 24.12.2025 deri më 08.01.2026, ora 16:00.
Njoftimin për harmonizimin e dy konkurseve publike me Aktgjykimin P.A. nr. 29/2025 të Gjykatës Supreme mund ta gjeni këtu.
Universiteti i Prishtinës siguron të gjithë aplikantët se emërimi do të bëhet në mënyrë meritore, në përputhje me të gjitha normat dhe procedurat e përcaktuara dhe duke u bazuar në ligjshmëri e në meritokraci, pa përjashtim.