Shënohet Dita e Administratës — Motorit të UP-së që punon me shumë zell

30 Prill 2026
SHARE

Me një takim të drejtuesve të UP-së me personelin administrativ është shënuar Dita e Administratës e Universitetit të Prishtinës. 

Në takimin e shoqëruar me ushqime dhe kafe mëngjesi, është vlerësuar lart puna e punëtorëve të administratës për funksionimin e çdoditshëm të UP-së. 

Duke i falënderuar për angazhimin, rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu, i cilësoi punonjësit e administratës motor të UP-së. Rektori shprehu bindjen se asgjë nuk mund ta pengojë kontinuitetin e normalizimit të administratës dhe universitetit. 

Në ngjarjen ku u shkëmbyen mendime për funksionim gjithnjë e më të mirë të administratës, personelin administrativ e falënderoi edhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të UP-së, Safet Thaçi. 

Në takim morën pjesë edhe prorektoret Majlinda Gjelaj, Rozafa Basha dhe Albana Berisha-Qehaja. Universiteti i Prishtinës aktualisht ka 228 punëtorë të administratës.