Dekania Violeta Nushi nderohet me Medaljen Presidenciale të Meritave

09 Prill 2026
SHARE

Dekania e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, prof. Violeta Nushi, është nderuar me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja Vjosa Osmani.

Ceremonia e nderimit të dekanes Nushi dhe personaliteteve tjera me njërën nga vlerësimet me të larta shtetërore, u bë më 30 mars 2026.

Medalja Presidenciale e Meritave dekanes Nushi iu dha „për kontributin e jashtëzakonshëm afatgjatë në zhvillimin e arsimit të lartë, shkencës dhe profesionit te arkitekturës në Kosovë”.

Prof. Violeta Nushi, që ndodhet në mandatin e dytë të udhëheqjes së Fakultetit të Arkitekturës, është po ashtu arkitektja e parë doktor i shkencës në arkitekturë dhe urbanizëm në Kosovë me një përvojë profesionale 37 vjeçare.