Udhëzues për Financim të Publikimeve dhe Aktivitetit Kërkimor në UP
Udhëzues për aplikim për financimin e publikimeve dhe veprimtarisë kërkimore-shkencore, artistike dhe sportive në Universitetin e Prishtinës
Ky udhëzues është përgatitur për të lehtësuar procesin e aplikimit për mbështetje financiare nga Universiteti i Prishtinës, në përputhje me Rregulloren për financimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore, artistike dhe sportive me nr protokoli 1-280, të dates 03.06.2025.
Aplikimi mund të bëhet për:
- Financimin e publikimeve dhe
- Pjesëmarrjen në ngjarje shkencore, artistike apo sportive.
Rregulloret:
- Rregullorja për financim për financimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore, artistike dhe sportive në Universitetin e Prishtinës (nr. 1-280, datë 03.06.2025):
[Linku për shkarkim]
- Vendimi i Senatit për interpretim autentik të konferencave (nr. 1/403, datë 11.06.2025): [Linku për shkarkim]
Formularët për aplikim dhe dokumentet për informata mbështetës
Shënim me rëndësi:
- Punimet shkencore të dorëzuara për publikim pas datës 10.12.2024 pranohen për mbështetje financiare vetëm nëse i plotësojnë kriteret sipas rregullores (nr. 1-280, datë 03.06.2025):.
- Pjesëmarrjet në ngjarje shkencore, artistike dhe sportive që realizohen pas datës 28.05.2025 mbështeten financiarisht vetëm nëse përmbushin kriteret e përcaktuara në Vendimin e Senatit (nr. 1/403, datë 11.06.2025) për interpretim autentik të kategorive konferencë kombëtare dhe konferencë nderkombëtare.
Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet vetëm në mënyrë elektronike, përmes adresave zyrtare të mëposhtme, duke dërguar të plotësuar formularin përkatës për aplikimin tuaj dhe dokumentet si në vijim:
Për publikime shkencore dhe kapituj shkencor:
- Formulari i aplikimit për financim të publikimit shkencor,
- Punimi origjinal për të cilin kërkohet financim
- Konfirmimi i xhirollogarisë bankare
- Kopja e letërnjoftimit (e skanuar në të dyja anët)
Kërkesa të dorëzohet në adresën elektronike: [email protected] dorëzimi i kërkesës në adresat tjera elektronike mund të mos merret në shqyrtim.
Për pjesëmarrje në konferenca/ngjarje shkencore, artistike apo sportive (7 ditë para mbajtjes së konferencës):
- Formulari i aplikimit për financim të pjesëmarrjes në konferencë
- Letër të personalizuar të ftesës ose pranimit për prezantimin dhe pjesëmarrjen ngjarje shkencore, sportive ose artistike
- Dëshmi që prezantimi do të realizohet në formë të strukturuar (prezantim oral, panel për diskutim), apo në mënyrë aktive (dhe jo vetëm me prani pasive apo postera të pa prezantuara në formë orale).
- Programi e ngjarjes shkencore, sportive ose artistike
- Përmbajtja e prezantimit duhet të jetë në përputhje me fushën akademike për të cilën personi ka thirrjen akademike ose për të cilën aplikon në UP.
Pas kthimit nga konferenca, aplikanti/ja është i/e obliguar të plotësojë dosjen me të dhënat e kërkuara sipas rregullores, duke përfshirë:
- Dëshmitë që libri i abstrakteve ose përmbledhjes së punimeve (proceedings) ka ISBN ose ISSN ose i publikuar në një platformë me qasje të hapur ose të indeksuar, që siguron vizibilitet ndërkombëtar, për konferencat ndërkombëtare
- Dëshmitë që libri i abstrakteve ose përmbledhjes së punimeve (proceedings) ka ISBN ose ISSN, për konferencat kombëtare.
- Dëshmi që punimi/prezantimi është i shqyrtuar paraprakisht (peer-reviewed).
- Dëshmitë e udhëtimit të vendin e ngjarjes (Boarding pass, Biletat e udhëtimit, Faturën e akomodimit, Certifikatën e pjesëmarrjes, Kartelën identifikuese të pjesëmarrjes në konferencë, Kopjen elektronike të abstraktit, prezantimit ose materialeve të ngjashme, Një fotografi ose video-incizim të shkurtër gjatë prezantimit në konferencë, ku duken ambientet e konferencës dhe vendngjarja me materiale identifikuese (banerë, logo, etj.).
- Konfirmimi i xhirollogarisë bankare
- Kopja e letërnjoftimit
Kërkesa të dorzohet në adresën elektronike: [email protected] dorëzimi i kërkesës në adresat tjera elektronike mund të mos merret në shqyrtim.