Çka është psikoedukimi?

Psikoedukimi u ofron të interesuarve informata për shëndetin mendor, për faktorët rrezikues dhe mbrojtës të shëndetit mendor.

Videot, që janë përgatitur në këtë faqe, synojnë t’ju informojnë për stresin, ankthin dhe mendimet brengosëse në përgjithësi dhe ato të ndërlidhura me pandeminë aktuale.

Videot, përpos informimit, japin propozime konkrete, se si mund t’i adresoni këto gjendje psikologjike.

Si funksionon kjo ueb faqe?

Për momentin faqja është e konceptuar në katër seanca (megjithëse ka gjasa të zhvillohen edhe seanca të tjera)

Seanca e parë adreson stresin, seanca e dytë ankthin, seanca e tretë mendimet brengosëse dhe seanca e katërt adreson depresionint. Seancat në të vërtetë janë video informuese ose video, që sugjerojnë, se çka duhet dhe mund të bëni për këto gjendje psikologjike.

Poashtu faqja ofron edhe shërbim të këshillimit përmes chat apo bisedës me vullnetarë që ofrojnë ndihmë të parë psikologjike.

Me rëndësi!

Seancat dhe këshillimi përmes chat nuk janë zëvendësim për trajtimin e zakonshëm psikologjik apo psikiatrik! Ato janë seanca psikoedukuese dhe informuese dhe shërbimi në chat shërben për ofrimine e ndihmës së parë psikologjike.

Nëse keni shqetësime të theksuara, kërkoni ndihmë në shërbimet e shëndetit mendor në komunën apo qytetin më të afërt. Më poshtë janë të listuara institucionet publike, ku mund të kërkoni ndihmë:

Lista

Seancat

Zgjedhni një nga seancat për të filluar

Seanca 1 - Të kuptuarit dhe menaxhimi i stresit

Seanca 2 – Të kuptuarit dhe menaxhimi i ankthit

Seanca 3 - Kontrollimi i mendimeve brengosëse

Seanca 4 – Të kuptuarit dhe menaxhimi i simptomeve depresive

Seanca 5 – Konflikti mes çifteve dhe menaxhimi i konflikteve

banner 1

Së shpejti

Seanca 6 - Ankthi te fëmijët dhe menaxhimi i ankthit

banner 1

Së shpejti

Pyetjet më të shpeshta

Kush ofron shërbim në chat?

Faqja është zhvilluar nga stafi i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, Hasan Prishtina dhe përkrahur nga Komuna e Prizrenit. Shumica e ofruesve të shërbimeve janë vullnetarë të diplomuar nga psikologjia apo që janë në vitin e fundit të studimeve në psikologji. Shërbimi ekzistues nuk është zëvendësim i shërbimeve formale dhe të zakonshme të shëndetit mendor. Vullnetarët janë aty për të ofruar ndihmë të parë psikologjike dhe eventualisht për të referuar në burime të tjera ku personi mund të kërkojë ndihmë nëse konsiderohet e nevojshme. Shënimet për vullnetarë mbahen anonime dhe janë, por që janë të ditura për përgjegjësit e faqes. Vullnetarët janë të trajnuar për të ofruar ndihmë të parë psikologjike dhe mendohet se informatat e tyre personale nuk janë relevante në ofrimin e ndihmës së parë psikologjike.

Çfarë kompetenca kanë vullnetarët që ofrojnë shërbime në chat?

Vullnetarët kanë shkathtësi themelore të këshillimit online dhe kanë parime të caktuara se çfarë shërbimi ofrojnë që kryesisht ka të bëjë me ndihmën e parë psikologjike. Vullnetarët kanë trajnim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme nga stafi i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, Hasan Prishtina?

A janë shërbimet anonime në chat?

Asnjë shënim personal i personave që marrin këshillim përmes chatit nuk kërkohen nga faqja aktuale. Po ashtu, asnjë nga bisedat e bëra nuk ruhen apo deponohen nga ana e mirëmbajtësve të faqes.

Pse duhet të plotësojë pyetësorët para bisedës dhe pasi të përfundon biseda në chat?

Në pyetësorin e parë ne duam të kuptojmë profilin demografik të përdoruesve, gjendjen tuaj në lidhje me distresin psikologjik dhe mirëqenjen tuaj. Në pyetësorin e dytë pas përfundimit të bisedës duam të vlerësojmë shërbimin që e keni marrë. Të dyja këto informata neve na mundësojnë të përmirësojmë shërbimet e ofruara në këtë faqe. Po ashtu, nëse përdorni shifrën e njëjtë, neve na mundëson të përcjellim gjendjen e përdoruesve të shërbimit pa e ditur identitetin e tyre. Më përgjigjen “Po” në pyetjen e parë para bisedës, ju ofroni pëlqimin nëse pajtoheni apo jo që të dhënat tuaja anonime nga pyetësorët të përdoren për studim dhe përmirësim të shërbimeve të faqes ekzistuese.

A garanton përmirërsim të shëndetit mendor shikimi i videove në këtë ueb faqe?

Kjo faqe është psiko-edukuese ofron informata për shëndetin mendor, për faktorët rrezikues dhe mbrojtës të shëndetit mendor. Videot, që janë përgatitur në këtë faqe, synojnë që t’ju informojnë për ankthin, stresin dhe mendimet brengosëse në përgjithësi dhe të ndërlidhura me pandeminë e fundit. Nëse keni problem, që ju pengojnë në funksionimin e përditshëm, kërkoni ndihmë profesionale.

Nga kush janë përgatitur këto informata?

Shumica e materialeve janë përgatitur nga studentët e vitit të parë, niveli master, programi “Psikologji Shkollore dhe Këshillimi” nën mbikqyrjen e stafit të Departamentit të Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Asoc. Dr. Aliriza Arënliu dhe Dr. Natyra Agani - Destani. Videot janë prodhuar dhe ideuar në bazë të teskteve të përgatitura nga ekipi.

Kush mund të përfitojë nga këto video psiko-edukuese?

Të gjithë, që janë mbi moshën 15 vjet, dhe kuptojnë gjuhën e përdorur në video.

Si mund të përfitoni më shumë nga kjo ueb faqe?

Të dhënat nga literatura dhe studimet e ndryshme, tregojnë, se ekziston një probabilitet, që zbatimi i rregullt i ushtrimeve të sugjeruara në këtë faqe, mund të shoqërohet me përmirësim të mirëqenies psikologjike.

Si mund të kontribuoj në këtë ueb faqe?

Ju mund t’ua rekomandoni të tjerëve, që ata të mund të përfitojnë nga ueb faqja.

A lidhen shënimet e mia personale me pyetësorët, që i plotësoj?

Plotësimi i pyetësorëve apo vlerësimeve në ueb faqe nuk lidhet në asnjë mënyrë me shënimet tuaja.